Dardha, fshat në Pukë, edhe pse ishte paralajmëruar se banesat ‘po fluturojnë’ për shkak se ujërat rrëmbyen themelet, askush nuk u duk. Tani nuk flitet më për prag rreziku, por fshati thuajse është fundosur…

Shtëpia e Kin Mirashi është më e dëmtuara në fshat. I shpëtuan vdekjes por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte e gjithë jeta e tyre, i mbetet vetëm dritarja nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.

Bashkëshortja e Kinit se bashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit.

Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia e Fushë- Arrzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë.

Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë -Arrzit nuk futen dot në shtëpitë e tyre. Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.

Veritas.com.al/