Presidenti Donald Trump njoftoi se Drejtori i CIA, Mike Pompeo do të jetë sekretari i ri i Shtetit i SHBA, duke zëvendësuar Rex Tillerson.

“Mike Pompeo, Drejtor i CIA, do të jetë Sekreta i Shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike!”, shkroi Trump në Twitter.

Trump gjithashtu shkroi: “Falënderoj zotin Rex Tillerson për punën e tij”.

Pompeo ka fituar besimin e Trump si drejtor i CIA dhe ishte përfolur prej kohësh se do të zëvendësonte Tillerson.

“E kam njohur shumë mirë Mike, për mbi 14 muaj, dhe jam plot besim se ai është personi i duhur për punën në këtë moment në rrethana kritike”, tha Trump në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë. “A do të vazhdojë programin tonë të rivendosjes të pozitave të Amerikës në botë ,duke forcuar aleancat tona, duke u ballafaquar me kundërshtarët tanë dhe duke kërkuar çmilitarizimin gadishullit Korean”.

Vendimi i Trumpit ishte i papritur, aq sa edhe vetë Tillerson  nuk e di se cili ishte shkaku i shkarkimit.

“Sekretari kishte të gjithë synim që të qëndronte për shkak të progresit të bërë në sigurinë kombëtare”, tha nënsekretari i Shtetit, Steve Goldstein në një njoftim. “Sekretari nuk ka folur me Presidentin  dhe është dhe është i pandërgjegjësuar mbi arsyen, por ai është shumë mirënjohës për mundësinë që iu dha për të shërbyer; dhe përsëri beson se shërbimi që kreu ishte një punë nobel”.

Tillerson sapo u kthye nga një udhëtim jashtë vendit në Chad dhe Nigeria, para ndërprerjes së udhëtimit të ti për t’u përqendruar mbi Korenë e Veriut.

Deklarata surprizë e Trump u bë në më pak se katër orë pasi avioni i Tillerson u ul.

“Dua të falënderoj Rex Tillerson për punën e tij”, tha shkurtimisht Trump në deklaratën e tij. “Një punë e madhe është kryer 14 muajt e fundit; dhe i uroj atij dhe familjes më të mirat”.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump donte të freskonte përpjekjet diplomatike të administratës së tij; dhe se donte të kishte një ekip të gatshëm për bisedimet me Korenë e Veriut”.

Veritas.com.al/