Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se ajo po pyetet lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

 

 

E vetme, e pa shoqëruar nga një avokat, Aishe Haklaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 08:30 e ndërsa dëshmia vijon prej 2 orësh. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Babai,  Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Nje dite me pare motra e vogël, Zylfije Haklaj postoi foto ku tha se i është dëmtuar varri i vëllai të saj, Fatmir Haklajt. Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për atë që pritej të ndodhte ditën e sotme, teksa vetë e motra thotë e prisnin që do e bënin një gjë të tillë.