Në sheshin “Nënë Tereza”, do të vendoset një instalacion i lëvizshëm, me një oaz të gjelbër kushtuar librit.

Gjatë przantimit, të projektit, kryeministri Edi Rama deklaroi se sheshit do t’i shtohet edhe parkimi nëntokësor.

“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, është një instalim i jetueshëm, miqësor me mjedisin dhe njerëzitr, që në çdo moment mund të zhvendoet diku tjetër. Një fazë e dytë duhet të parashihet, për të parë shkallët rreth e rrotull, që janë të braktisura. Në një fazë tjetër, sheshi d duhet të jetë në zinxhirin e projekteve të mëdha për parkingjet nëntokësore. Instalimi mund të përdoret kudo, është fleksibël. Një rrjet i gjerë arkitektësh me famë botërore, dhe plot të tjerë janë të angazhuar me projekte në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht në Tiranë.”, theksoi ai./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *