Kush mendoi se seritë e Harry Potter-it mbaruan?! Qetësohuni, filmi do të vazhdojë! “Fantastic Beasts and Where to Find Them” është një libër që J.K Rowling e ka hedhur në treg që në vitin 2001, pavarësisht se për publikun u bë i disponueshëm vetëm në vitin 2010, si pjesë të universit Harry Potter dhe duke e vënë atë në dorën e vetë magjistarit të ri, i cili e lexon gjatë periudhës që studion në shkollën magjike Hogwarts. Edhe pse ky libër ka qenë në planë të dytë gjatë serive të “Harry Potter”,tani ai do të kthehet si protagonist në seritë e reja. “Fantastic Beasts and Where to Find Them” është kthyer që tani në një nga filmat më të shumëpritur të vitit të ardhshëm dhe fotot e para janë bërë publike për fansat. Gjithashtu mësohet nga libri se ngjarjet vendosen në vitin 1920, rreth 70 vjet përpara historisë së Harry Potter. Pra kemi ngjarje që janë zhvilluar më parë se historia e vetë Potter-it. Mbreslënëse!