Një kompleks i bukur rezidencial me gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare po ngrihet në Thumanë, ku kanë marrë formë tashmë shtëpitë dhe pallatet e reja.

Programi i Rindërtimit në Thumanë parashikon ndërtimin e 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 155 banesave individuale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit në Thumanë, ku po punohet me ritme të larta.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, tha Rama, ndërsa publikoi videon.

Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore.

Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime/atsh/

VERITAS.COM.AL