(FOTO: Robert De Niro) /
Aktori Robert De Niro duket se i ka rritur tonet kundër Trump pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama . Të Martën, bashkë me 20 personalitete të tjerë, De Niro mori Medaljen e Lirisë nga Presidenti aktual.
Kur u pyet ngs ITK se cili do të ishte mesazhi që donte të ndante me Presidentin e zgjedhur Trump, De Niro u përgjigj se “do të doja t’i jepja një shpullë fytyrës”.
Por pas pak sekondash u drejtua e tha: “Dua të pres e të shikoj çfarë do të bëjë…”.
“Unë dua të them, gjithashtu, se të gjithë po presim, po presim e shpresojmë se ai do ta udhëheqë vendin në rrugën që do të përfitojnë të gjithë ne, si dhe të gjithë fqinjët e popujt në botë. Kjo është e gjitha”- tha De Niro për ITK- sipas gazetës Hill. “Ne po presim e po shpresojmë, dhe të gjithë do të shikojmë”- tha.
De Niro shtoi se ka prodhuar një video ku thotë se “dua t’i jap një shpullë fytyrës Trump-it” që e ka shpërdarë para një muaji. Por video ishte “më shumë simbolike” se sa e vërtetë. Megjithatë “secili do të donte t’i jepte një shpullë, me gjithë ato që tha në fushatë”, tha përsëri De Niro.
“Tani ai është president i zgjedhur dhe vetëm dua të shikoj çfarë do të bëjë”, tha De Niro- sipas Hill.
Aktori i njohur thuajse ka dalë nga pozitat e luftës kur e quajti kandidatin Trump herë “qen”, herë “derr”, herë “artist i ndyrë”, herë “baltë që nuk di çfarë thotë”, “bezdi për këtë vend”, etj.
/Veritas.com.al/