Reagimi i kreut të qeverisë shqiptare në Twitter erdhi pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Rama shkruan fillimisht se përjashtimi i Rusisë nga kjo instancë është refuzim i fortë.
Kjo, për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.
“Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, thekson në përmbyllje kryeministri shqiptar.
Me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime, misioni diplomatik rus është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Mes votave pro, renditeshin edhe Shqipëria me Serbinë, ndërsa Kina votoi kundër përjashtimit të Rusisë.
Më 2 mars, Rama do e konsideronte historike, “hyrjen e Rusisë në periudhën e saj të vetmisë më të madhe”.
Vota e Serbisë, asokohe kundër Rusisë unifikoi sipas kryeministrit – Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
141 vende do ta ndëshkonin Rusinë me votimin e tyre në OKB. Kjo, kundër agresionit të saj ndaj Ukrainës.
Kryeministri shqiptar ravijëzonte se “veç 4 vende ultradiktatoriale i qëndrojnë në krah” Rusisë