
Akti terrorist nuk është në krye të pistave kryesore në hetimet për rrëzimin e avionit Tupolev Tu-154 në Detin e Zi me 92 njerës në bord, ka deklaruar të hënën Kremlini.
“Për momentin, asnjë version nuk ka dalë qartas”, ka deklaruar për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Të gjitha versionet janë studiuar dhe është tepër herët për të thënë diçka me siguri. Por siç e dini, teza e një akti terrorist është larg për të qenë në krye të listës”.
/Veritas.com.al/