Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë pas mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se rritja e pagave do të jetë një ndër reformat më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria ndër vite.
Rama është shprehur se rritja do të bëhet në të gjithë sektorët, në këtë rast edhe privati do të duhet që për të përballuar konkurrencën duhet që të bëjë rritjen e pagave dhe këtu nuk flas vetëm për atë minimale.
“Kjo është një rritje pagash që është ndryshe nga ato që janë bërë më parë pasi është një reforma për të gjithë strukturën e pagave në Shqipëri është një rezultat për ndryshimet që kanë ndodhur dhe një pjesë e konsiderueshme kanë thënë se i shikojmë këto pop se pagat janë më të ulëta se të tjerëve. Pagat nuk rriten sipas qefit, pasi nuk ka kryeministër në botë dhe ai më i keqi që nuk do ti rrisë pagat. Rritja e pagave jashtë mundësive do të thotë hapja e një grope të madhe duke qenë se ne i kemi sot mundësit sot do të bëjmë reformën më të rëndësishme që kemi bërë deri më tani pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por do të impaktojë dhe atë privat .
Kështu që një administratë që kërkon të jetë më konkurruese duhet që ta ketë këtë mundësi po ashtu edhe sektori privat duhet që ta rrisë këtë ndryshe do e ketë të pamundur konkurrencën me shtetin. Ne e kemi tërhequr nga pas sektorin shtetëror”, ka thënë ai.