Gordana Filipovic, Bloomberg

(Bloomberg) – Rritja ekonomike e Serbisë u përshpejtua me ritmin më të shpejtë që nga fundi i vitit 2008,duke ju bashkuar një grupi ekonomish me rritje më të shpejtë në botë.

Produkti i brendshëm bruto u rrit me 6.1% nga një vit më parë në tremujorin e katërt,u tha gazetarëve Guvernatorja e Bankës Qendrore Jorgovanka Tabakoviç të Mërkurën,ditë përpara lëshimit të planifikuar në 2 Mars.Shifrat mundën një studim të Bloomberg me një avancim prej 4.7%.

Me zgjerimin e nxitur nga investimet qeveritare, njoftimi vjen ndërsa Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare në prill. Presidenti Aleksandar Vucic, partia e të cilit kërkon të fitojë më shumë fuqi, ka qenë e etur të nxjerrë në pah arritjet ekonomike në mes të një ikjeje të vazhdueshme demografike.

“Ndërsa shumë vende kanë ulur parashikimet e rritjes për ekonomitë e tyre, Serbia i tejkaloi të gjitha parashikimet për shkak të faktorëve të brendshëm, kryesisht për shkak të investimeve më të larta,” tha Tabakoviç.

Investimet fikse, të cilat u rritën 35% gjatë dy viteve të kaluara, patën një kontribut prej 3/4 të rritjes së përgjithshme në 2018 dhe 2019, tha ajo. Rritja e tremujorit të katërt do të sjellë zgjerimin ekonomik të plotë në 4.2% në 2019.

Banka qendrore, e cila ka bërë parashikime për rritje ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, nuk pret shumë ndikim nga përhapja e koronavirusit edhe pse Kina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Serbisë, tha Tabakovic.

Veritas.com.al/