Ka nisur puna për ndërtimin e një tjetër aksi rrugor që lidh 4 qytete njëra me tjetrën dhe shkurton shumë kohë.
Kryeministri Rama ka njoftuar se rruga e re Berat-Ballaban (Këlcyrë) lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës ku përfitojnë 150 mijë banorë të kësaj zone.
“Ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re Berat-Ballaban (Këlcyrë). Ky aks shkurton kohën e udhëtimit, nga Berati në Përmet e Gjirokastër, si dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit në këtë zonë mrekullish natyrore, përfundon brenda mandatit të 3-të”, tha Rama.
VERITAS.COM.AL