-Sipas The New York Times-

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia dhe Kina dëgjojnë shpesh telefonatat e Donald Trump. Të dy Vendet, në fakt, përdorin informacionet që marrin nga telefonatat për të menaxhuar më mirë marrëdhëniet me presidentin amerikan dhe te kushtëzojnë politikën amerikane. Ajo qe e publikoi ishte New York Times : “Përgjimet i janë drejtuar përdorimit te  zakonshëm te telefonit personal nga ana e manjatit,qe duket se nuk i dëgjon paralajmërimet e 007”.

Me pak fjalë, Trump nuk ka hequr dore nga telefonatat me miqte dhe Pekini do të kete përfituar nga kjo. Kina, në fakt, regjistron njerëzit me të cilët presidenti flet më shpesh dhe i vendos ata në listën e personazheve për ti bombarduar me mesazhe në favor të saj, duke shmangur keshtu pershkallezimin e luftës se tarifave. Rusët, nga ana tjetër, do të kufizoheshin në marrjen e informacioneve mbi mendimet e manjatit.

Janë Stephen Schwartzman, CEO i Blackstone dhe sipërmarrësi Steve Wynn, njerëzit e identifikuar nga Pekini si marrësit e numrit më të madh të thirrjeve nga ana e presidentit. “Ka qene i lumtur të vepronte si një ndërmjetës në disa çështje të rëndësishme midis dy vendeve me kërkesë të të dyve”,ka shpjeguar një zëdhënës i CEO-s të shoqerisë financiare amerikane.

Asnjë koment,përkundrazi, nga ana e Wynn. Trump zotëron tre  iPhone, por nëse dy prej tyre janë bere te sigurt nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për te tretin qe eshte  si ai i çdokujt tjetër. Ata që i tremben më shumë përgjimeve janë këshilltarët e manjatit,që shresojne ne rezervimin e Trump për çështje të tilla konfidenciale.

Veritas.com.al/