(FOTO: Vladimirr Putin dhe Barack Obama- Foto Arkiv)/

Shtetet e Bashkuara, ose të ndalin akuzat ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, ose ta provojnë këtë- tha të Premten zëdhënësi i Presidentit Rus, Vladimir Putin. Lajmin e transmetoi CNN.

Zëdhënësi i Presidentit, Dmitry Peskov tha se ishte një “incident” i Shteteve të Bashkuara që “pa asnjë shkak” akuzon Rusinë për ndërhyrje në fushatën elektorale të Shteteve të Bashkuara- raportonte agjencia e Rusisë, Tass.

“Ata duhet ose të ndalojnë së foluri rreth kësaj, ose të paraqesin ca prova, më në fund. Ndryshe e gjitha do të duket e pahijshme”, tha Peskov sipas raportimeve, duke folur rreth akuzave më të fundit sikur Rusia qenka përgjegjëse për sulmin pirat mbi emailet.

Presidenti Barack Obama, të Ënjtën u zotua për një aksion shpagimi kundër Rusisë nën dritën e thënieve që ndërhynë në fushatën elektorale presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se nuk ka dyshim se kur ndonjë qeveri e huaj përpiqet të ndikojë integritetin e zgjedhjeve tona, atëherë ne na duhet të veprojmë dhe këtë do ta bëjmë në vendin dhe sipas zgjedhjes sonë”- tha ai për NPR..

/Veritas.com.al/

 

https://youtu.be/f2JR88BaQuU