Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po takohen me zyrtarët e lartë të shtetit. dy liderët, të cilët një ditë më herët qëndruan në Beograd, synojnë të shfrytëzojnë këtë udhëtim për të përcjellë mesazhin e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës, për dhe rikthimin e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit. Aktualisht ata po zhvillojnë një konferencë për shtyp me kryeministrin Kurti.

Në Beograd, Bettel tha se shpreson që në ditët dhe javët në vijim të arrihet përparim “dhe të ketë shtensionim të situatës”, pa pasur  nevojë që të flitet më për presione.

Ndërkaq, Rutte theksoi se është e rëndësishme që të përmbushen kërkesat e paraqitura nga BE-ja, pasi sipas tij, plotësimi i tyre është rruga më e shpejt drejt shtensionimit.