Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi për herë të dytë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda disa ditë më parë.
Kanë qenë avokatët e Tahirit, të cilët kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit, ku kjo e fundit ka caktuar 28 maj si datë për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Saimir Tahiri është nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge dhe korrupsion pasiv.
Akuzat u ngritën pas shkatërrimit të bandës së ‘Habilave’ në Itali, ku në përgjime doli edhe emri I ish-ministrit.
Nga ana tjetër, prokurorët e Krimeve të Rënda janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme për të arrestuar Tahirin.
Pas heqjes dorë nga mandati, Tahiri nuk ka imunitet, çka nuk është e nevojshme që të merret leje në Kuvend, për arrestimin e tij.
Data e gjykimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për Saimir Tahirin, është caktuar 28 maj.
Veritas.com.al/