TIRANË- Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ish-ministri Saimir Tahiri për të dhënë sqarime për “21 janarin”. Tahiri është thirrur nga prokurori Alfred Shehu.
Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit.
Për këtë, SPAK ka nisur veprimet duke marrë në pyetje disa ish-funksionarë të lartë të Policisë. Konkretisht, janë thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj.
Më 21 janar të 2011, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, u vranë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Ditën e enjte ishte në SPAK dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili u pyet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin.
Komente