Said Javid, 48 vjeç, që sot është Sekretar i Brendshëm në qeverinë e zonjës May pas dorëheqjes shokuese të Amber Rudd natën e kaluar. Sajid s bëhet personi i parë me prejardhje nga minoriteti etnik që mban një pozitë të tillë.

Emri i tij shënon pikën kulmore të rritjes në pozitë nga djali i një fatorino autobuzi në Pakistan, i vetëbrë milioner dhe tani personi më i fuqishëm në politikën Britanike.

Babai i tij, Abdul Ghani ka zbritur në aeroportin Heathrow në vitin 1961 “me një paund në xhep “dhe u vendos në Rochdale ku lindën Sajid dhe katër vëllezërit e tij.

Ai lëvizi me familjen e tij në Bristol, ku studioi në ‘Downend School’, një shkolle shtetërore gjithëpërfshirëse, para studimeve ekonomike dhe politike në Exeter University.

Për herë të parë aty ra në kontakt me Konservatorët dhe mori pjesë për herë të parë në konferencën e tyre në moshën 20 vjeç, duke bërë fushatë kundër qeverisë së Tony Blair.

Frymëzimi i tij ishte Margaret Thatcher, dhe tani ka portretin e saj në zyrën si ministër.

Veritas.com.al/