TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri u mor i pandehur bashkë më Malltezin për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Gjyqtarja e çështjes ishte Ilirjana Olldashi. Ajo vendosi të mos pranojë kërkesën e të pandehurve për zbutje të masës së sigurisë.

Organi i akuzës ka përgatitur një dosje voluminoze prej 500 faqesh në ngarkim të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.

Të dy prokurorët e SPAK, Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja e akuzojnë ish-kryeministrin për veprën ‘korrupsion pasiv’ e kryer në bashkëpunim, kurse dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e akuzojnë për ‘korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe “pastrim parash”.

Po ashtu për këtë dosje u morën të pandehur edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë/