13 korrik 2018:

Pas ndërhyrjes së Sergio Mattarella në favor të zbarkimit të emigrantëve nga anija Diciotti, Matteo Salvini rindërton faktet sipas të cilave ka pasur një përplasje me Quirinale-n ose në qeveri:

“Nuk bie ndesh me askënd. Nëse presidenti Mattarella do te kuptoje çfarë kam bërë e çfarë do te bëj, jam në dispozicion “, ka deklaruar ministri i Brendshëm në mikrofonat e RTL 102.5.

“Nuk kam asgjë për të sqaruar – shtoi ai – Askush nuk do të me ndryshojë mendjen mbi faktin se lufta kundër trafikantëve të njerëzve për mua është një përparësi për vendin,” shtoi ai. Dhe përsëri: “Kam lexuar aq shumë rikonstruksione në gazeta” që nuk i miratoj. “Kam punuar mirë me Di Maio-n dhe me Toninelli-n, presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë ne atë që kemi bërë”.

Salvini, megjithatë, përsërit: “Do t’i shkoj deri në fund derisa dikush nuk dërgohet para drejtësisë. Unë doja që hetimet të shpjegojnë se çfarë kishte ndodhur, për momentin ka të hetuar”. Pra, Legisti përsërit angazhimin e tij: “Jam ministër prej 43 ditësh, duhet të bëj gjithçka për të mbrojtur sigurinë e atyre që jetojnë në këtë vend. Po bllokoj nisjet, zbarkimet dhe të vdekurit, që ne fakt janë ulur .Kam ulur numrin e emigranteve te strehuar në shtëpi dhe hotele: Unë shkoj drejt në vijën e qëndrueshmërisë “.Pra, Salvini njofton hapat e tij të ardhshëm: “Deri në verë do të shkurtohen 35 euro në ditë kosto për çdo azilkërkues. Qëllimi është të kursehet 500 milionë euro për të investuar në sigurinë”.

Veritas.com.al/