
Kryeministri Edi Rama është takuar në Londër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Fotot e bisedës mes dy zyrtarëve, janë publikuar nga ministrja Elisa Spiropali e pranishme gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Blenheim Palace, Mbretëria e BashkuarNë margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
” shkruan Spiropali.