Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit Politik Evropian mes liderëve evropianë.
Kreu i qeverisë është pritur nga kryeministri i ri britanik, Keir Starmer. Ai ka ndarë pamje nga mikpritja në rrjete sociale ndërsa ka shkruar:
“Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”.
Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe emigracioni i paligjshëm.
Kryeministri britanik ka thënë se dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me aleatët evropianë gjatë takimit në Pallatin Blenheim në Oxfordshire