Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën gjatë Samitit të Liderve Europianë në Britaninë e Madhe. Ai ka falenderuar kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer për ndihmën ndaj Ukrainës.
Sakaq, u ka bërë apel liderve të BE që të veprojnë pasi Rusia do të vijojë sulmet ndaj Ukrainës dhe duhet të marrin rezultatet.
Sipas Zelensky, Putin nuk mund të vendosë marrëdhënie me liderë të fortë dhe ky është avantazhi i Ukrainës.
“Faleminderit që e rikonfirmuat ndihmën ndaj Ukrainës. Kjo ditë i asociasiohet Churchill dhe nuk është thjesht për të. E kujtojmë me një vlerësim special. Megjithatë, është e qartë dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne vlerësojmë Churchill.
Putin nuk mund të vendos marrëdhëniet me liderë të fortë dhe ky është avantazhi ynë. Ai mund të afrohet dhe të tentojë t’ju shantazhojë juve, do të përpiqet të bëjë avantazhe në kurriz të të tjerëve. E vërteta e fushëbetejës është bindëse dhe ne kemi ndaluar avancimin në arkiv, duke siguruar jetën e shumë personave. A ka çuar në përshkallëzim? Përkundrazi. A pati një reagim Putin? Jo, por ne duhet të veprojmë si guximtarë dhe nuk duhet të kemi frikë për të marrë këto rezultate. Kjo do të ndalojë aftësinë e Rusisë për të vijuar këtë luftë. Unë apeloj për të gjithë ju, për të gjithë liderat që mund të veprojnë. Qendrueshmëria juaj do të sjellë paqe. Ju falenderoj juve të gjithëve për mbështetjen në BE. Njerëzit që luftojnë për Ukrainën, duhet të ndihen se Europa është një hap larg.
Ajo që duhet të bëjmë këtë vit janë samitet e paqes, duan të falenderoj Zvicrën për samitin dhe tani po bëhemi gati për samitin e dytë, grupet e punës do të fillojnë paqen dhe ju lutem bindeni partnerët se puna e tyre të përbashkët është shumë e nevojshme për hatër të paqes”, tha ndër të tjera ai.