Një video e transmetuar në rrjet tregon tre liderët që janë protagonistë të një sipari në të cilën duket se ata flasin keq për Donald Trump

Nga: Federico Giuliani 

Gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Londër, duke mos e kuptuar se janë filmuar nga kamerat, Justin Trudeau, Emmanuel Macron dhe Boris Johnson i kane dhënë jetë një sipari, në të cilën duket se ata flasin keq për Donald Trump.

Videoja, e publikuar nga televizioni kanadez Cbc dhe zbarkuar në profilin Twitter përmes faqes së gazetës Power & Politics, ka krijuar termet në rrjet. Shumë njerëz kanë kërkuar se çfarë ishin duke thënë të tre drejtuesit: a po flisnin për çështje që kishin të bënin me ngjarjen e rëndësishme për të cilën ishin thirrur për të marrë pjesë apo ishin duke u tallur me Trump?

Le të hedhim një vështrim te shkurtër mbi klipin. Jemi në ambientin piktoresk të Bukingham Palace dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është në shoqërinë e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe të “zotit te shtëpisë” Boris Johnson. Të tre po flasin shumë intensivisht dhe të japin përshtypjen se i referohen Donald Trump, edhe pse banori i Shtëpisë së Bardhë nuk përmendet kurrë në mënyrë të veçantë.

Në një moment Trudeau informon Johnson se përse Macron ishte vonuar, duke i shpjeguar kryeministrit britanik – duke iu referuar akoma Trumpit pa e përmendur emrin e tij – se mungesa e tij e përpikërisë ishte shkaktuar nga “konferenca e gjatë e përbashkët për shtyp që zgjati më shumë se 40 minuta “.Në një moment te dyte, Trudeau tregon se ka pare “anëtarët e stafit të tij me nofulla përtokë”, me siguri duke aluduar akoma për Trump.

Rikonstruksioni i siparit

Tweet-imi i Power & Politics përpiqet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur: “Askush nuk e përmend Trumpin me emër, por duket se janë të impenjuar per te diskutuar për konferencën e tij sa të gjatë për shtyp dhe të improvizuar të mbajtur më herët gjatë ditës”. Gjithmonë sipas rikonstruksionit, Johnson ka pyetur Macron dhe Trudeu: “Kjo është arsyeja pse u vonuat.” Përgjigja e kryeministrit kanadez për të justifikuar vonesën e Macron ishte si vijon: “Ishte me vonesë sepse pati një konferencë shtypi 40-minutëshe “. Pastaj, me një buzëqeshje në buzët e tij, Trudeu do të shtonte:” E patë ekipin e tij, plotësisht të trullosur “. Edhe Macron ndërhyn në diskutim, por filmimi nuk arrin të marrë kuptimin e fjalëve të thëna nga Shefi i Elyséeut .

Sigurisht, që marrëdhëniet politike midis Trump dhe Macron e Trudeu nuk janë idilike ishte konstatuar . Por që disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm të botës te përdorin një event kaq të rëndësishëm siç është samiti i NATO-s për tu tallur me udhëheqësin e Shtëpisë së Bardhë, duket të jetë jashtëzakonisht paradoksale dhe e vetme ne llojin e vet.

VERITAS.COM.AL/