Kryeministri Edi Rama ka deklaruar para pak fillimit të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, se ndihma financiare që pritet të vijë nga BE do të nxitë tregtinë dhe do të krijojë mundësi të reja për qytetarëve të vendeve të rajonit.
Rama tha se shpreson që brenda këtij viti “të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE-ja në vendet tona do të jenë shumë më të lira sepse nuk do të kemi barrën e shpenzimeve”
“Ne do të zhvillojmë një seancë tjetër të këtij procesi mjaft frymëzues dhe inkurajues që do të çelë shtigje të reja për të gjitha vendet e Ballkanit për të bërë të mundur integrimin në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe për të nxitur tregtinë dhe krijon mundësi të reja për qytetarët tanë. Shpresojmë që brenda këtij viti të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE-ja në vendet tona do të jenë shumë më të lira sepse nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë. Nëse do të bëhet do të jetë një gjë shumë e mirë. Për pjesën tjetër do të duhet të punojmë”, u shpreh Rama në fjalën e tij para gazetarëve.