-Pas paqartësive të Trump mbi takimin me Putin në Argjentinë, arrijnë thashethemet e para rreth konfirmimit të samitit. Kremlini menjëherë ishte deklaruar se ishte ne favor-

Në mes të tensionit midis Rusisë dhe Ukrainës, Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të shtunën e ardhshme në Buenos Aires për G20.

Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte deklaruar në një intervistë me Washington Post se do të merrte një raport të plotë nga ana e zyrtareve te tij dhe se do të vlerësonte mundësinë e anulimit të samitit. ” Mund të mos e bëjmë atë. Jam duke pritur raportin final “, tha presidenti amerikan. “Nuk më pëlqen ky agresion dhe nuk duhet ti pëlqeje as Evropes dhe as Gjermanisë”.

Konfirmime ndaj të cilave Kremlini ishte përgjigjur ne mënyrë te ndryshme, duke u treguar krejtësisht të hapur për dialog me Shtëpinë e Bardhë. “Përgatitjet po vazhdojnë. Takimi është dakorduar. Nuk kemi informacione te tjera nga kolegët amerikanë,” kanë deklaruar nga presidenca ruse. Dhe nga Moska kane theksuar se “takimi është po aq i nevojshëm për të dyja palët” dhe “është i rëndësishëm për zhvillimin e situatës së përgjithshme në botë”.

Por tani, burimet ruse konfirmojnë se takimi në Argjentinë duhet të mbahet. Lajmi është dhënë nga Ria Novosti, qe ka marre indiskrecionin nga një burim brenda delegacionit rus. Bisedimet janë planifikuar për orën 15.30 të orës tone në hotelin Park Hyatt në Buenos Aires.

Nga ajo që është mësuar, bisedimet parashikojnë dy pjesë. Një ballë për ballë rreth 20 minuta, në të cilën dy presidentët do të jenë vetëm pa delegacionet. Dhe një tjetër takim ku do te marrin pjesë anëtarë veçanërisht të rëndësishëm të të dy delegacioneve.

Për Trump do të jetë një prove e rëndësishme.

Takimi i fundit me Putinin, ai i Helsinkit, kishte arritur në një moment tjetër veçanërisht delikat në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Dhe në atë rast, të dy udhëheqësit ishin dukur veçanërisht të lidhur dhe në gjendje për të arritur një kompromis për të menaxhuar tensionet.

Veritas.com.al/