Me batuta dhe sarkazmë, Kryeministri Rama, sot gjatë konferencës me kandidatët e PS, zgjodhi të sarkaztojë drejtuesit e opozitës:

Ja përshkrimi i plotë:

“Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh ? Kush, cili, apo cila? Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen,veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh. Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me pulastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel  Dules,  me preshët e Tritanit, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos, me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kurrë, por kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL