(FOTO: Nicolas Sarkozy në një moment kur lexon rezultatin negativ në garën e tij të parë)
-Ish kryeministri i Francës François Fillon dhe Alain Juppé tani përballë në votimet e dyta më 27 nëntor, pas humbjes së Nicolas Sarkozy-
Ish- kryeministri i Francës François Fillon, një konservator social, reformator i tregut të lirë, i cili admiron Margaret Thatcher adhe ka votuar kundër martesave të të njëjtit seks, ka mbyllur raundin e parë të garës së primareve me të drejtën që të garojë si kandidat për president të ardhshëm në garën që zhvillohet pranverën e ardhshme.
Me tre të katërtat e votave të numëruara, Fillon, që shërbeu si kryeministër nën presidentin Nicolas Sarkozy nga 2007 deri 2012, ka fituar sondazhet me një diferencë të madhe. Tani ky përballet me Alain Juppé, kryetari më i moderuar i Bashkisë së Bordeaux i cili ishte kryeministër nën Jacques Chirac.
Fillon dhe Juppé tani kanë një javë luftë se cili do të mbledhë më shumë votues francez kundër krahut ekstrem të djathtë dhe kund terrorizmit në Francë.
Fitorja e Donald Trump në shtetet e Bashkuara ka krijuar fort idenë se zgjedhjet e ardhshme do ta tundin keqas sistemin politik. Sondazhet kanë treguar në mënyrë konsistente se lideri i Frontiti Kombëtar, Marine Le Pen, do të dalë në raundin final të garës për President i Republikës Franceze në majin që vjen. Por do të jetë e vështirë për të që të fitojë si Presidente.
Mund të ndodhë që të dy kandidatët burra të bashkohen kundër Marine Le Pen.
Më favoriti është Fillon, 62vjeç, aktualisht anëtar i Parlamentit të Francës, vjen nga tradita e shkollës së vjetër franceze. Është katolik, nga një fshat në veri- perëndim të Francës, ku ka jetuar në një kështjellë të shekullit 12 me gruan e tij dhe pesë fëmijët gjatë gjithë karrierës së tij politike. Është admirues i Margaret Thatcher dhe përdorues i çajit dhe i pijeve jo- alkoolike. Në fjalën e tij të fundit në garën e raundit të parë, Fillon tha: “ Jam veçse një pragmatist”
/Veritas.com.al/