Gjatë një konference të përbashkët në kryeministri, mes Edi Ramës dhe Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli, ky i fundit u shpreh se “JO-ja” për negociatat ishte “zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne”.
“Ndodhi një ngadalësim para fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Folëm me Ramën për sistemin bankar, sigurimet bankare. Folëm edhe për çështjet e sigurisë, janë çështje të përbashkëta për të gjithë ne. Tërmeti në Shqipëri, BE u tregua e gatshme të ndihmojë Shqipërinë. “JO-ja”për negociatat, zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne. Duhet t’i bindim të gjithë për hapjen e negociatave. Pozicioni i disa qeverive ishte rishikimi i metodologjisë së procesit të anëtarësimit,” u shpreh Sassoli.
Nga ana e tij Rama tha:
“Sassoli ka bërë përpjekje për të forcuar imazhin e Shqipërisë. Kemi diskutuar hapur, është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sassoli ka shprehur opinionet dhe kritikat e tij për ato që kemi bërë dhe ato që duhet të bëjmë. Në fokus të bisedimeve tona ka qenë procesi i çeljes së negociatave. Paketa kundër “KÇK-së”, një ndër pikat që u përfol mes nesh.”
VERITAS.COM.AL/