(FOTO: Wolfgang Schaeuble, ministri Gjerman i Financave)/
Ministri Gjerman i Financave , Wolfgang Schaeuble tha në një intervistë për një gazetë gjermane me 5 shkurt, se kursi i shkëmbimit të euro-s është shumë i ulët për Gjermaninë dhe se shtrirja e kësaj politike monetare nga Banka Qendrore Evropiane ka rritur tepricat e eksportit gjerman.
“Banka Qendrore Evropiane me politikat e saj duhet të punojë për Europën në tërësi”, tha
Schaeuble për gazetën gjermane “Tagesspiegel”. “Humbja është shuam e madhe për Gjermaninë”- tha.
“Le të flasim hapur, kursi i shkëmbimit të euro-s është shumë i ulët për pozitën konkurruese të Gjermanisë”, tha Ministri.
/Veritas.com.al/