Ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Eduart Selami, në një intervistë me mediumin “Zërin e Amerikës”, ka reaguar mbi situatën e krijuar në selinë blu.
Sipas tij, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është “fatkeqësia e PD-së”.
Selami ka theksuar se ky debat që po ndodh mes liderit aktual të PD-së, Lulzim Basha dhe Berishës është i vonuar.
“Ndarja nga Berisha është progres, nuk është përçarje, pasi forcat politike duhet të bëhen shpresë e së ardhshmes”, u shpreh ai.
Ish-deputeti shqiptar e ka cilësuar praninë e Berishës në politikë “si një kapitull të mbyllur”.
Ai ka bërë thirrje që Basha të shohë përpara, por nuk i ka ndalur akuzat as për këtë të fundit, për të cilin tha se “nuk është lider, është i vendosur nga Berisha”.
Në këtë mënyrë, sipas tij, dyshja Basha-Berisha, kanë një mungesë besueshmërie.
I pyetur nëse do të kthehet në krye të Partisë Demokratike, Selami e hodhi poshtë një gjë të tillë.
Situata në PD
Kryetari aktual e perjashtoi nga Grupi parlamentar Berishen ne 9 shtator. Pas kësaj do të niste një lëvizje brenda demokratëve, të cilën lideri historik, do ta cilësonte fillimisht si “statutore”.
Më tej, ai ndërmori një seri foltoresh, derisa arriti në dorëzimin e 4 mijë e 200 firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, me qëllim rrëzimin e vendimit të Bashës për ta përjashtuar atë nga partia.
Ndërkohë, më 10 nëntor, u dorëzuan firmat e mbledhura në kuadër të nismës ‘Berisha’, ku ky i fundit lajmëroi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më datë 11 dhjetor.
Nga ana tjetër, Basha ka theksuar se data 18 dhjetor do të jetë data e vetme e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar