Maria Sharapova është shpallur e pastër që të kthehet përsëri në tenis në muajin Prill që vjen pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sportet (CAS), ditën e Martë,  reduktoi dënimin e numrit Një në botë për tenis, për përdorimin e drogës, nga dy vjet, në nëntë muaj dënim.

 

Sharapova, e cila konsiderohet tani e pastër për t’u kthyer që nga 26 Prilli, mund të luajë në tre nga katër ndeshje; dhe nuk do të presë për t’u kthyer përsëri në Gjykatë.

 

Rusja 29-vjeç, çështja e të cilës polarizoi opinionin dhe humbi sponsorizimin, ishte thënë se data e fillimit të aktivitetit të saj do të ishte 26 janar 2016, sipas Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) duke ndjekur testin pozitiv të drogës meldonium.

 

Meldonium është shtuar në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore  Anti- Doping (WADA) që në fillim të vitit pasi u mblodhën disa dëshmi se substanca nxit shpejtësinë e gjakut dhe rrit përformancën e sportistëve.

 

(Reuters)