Nga: AFP, Breitbart News/ 

Prishtina (AFP) – Uashingtoni mbështet planet e Kosovës për të krijuar ushtrinë e vet, tha të enjten ambasadori i SHBA në Prishtinë, duke sinjalizuar një çarje me NATO-n, e cila është kundër kësaj lëvizjeje.

Kosova, një ish-krahinë serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008, pritet të votojë të premten e ardhshme nëse do të transformojë forcën e saj lehtësisht të armatosur, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në një ushtri kombëtare.

Që nga fundi i luftës së viteve 1998-99 që e ndau atë në mënyrë efektive nga Serbia, Kosova është mbrojtur nga trupat ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO.

Të enjten shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka nenvizuar se planet per ushtrinë e Kosovës janë “jashtë kohe” dhe shkojnë “kundër rekomandimit të shumë aleatëve të NATO-s”.

Por Uashingtoni është plotësisht pas këtij aksioni, tha ambasadori i SHBA Philip Kosnett në transmetuesin shtetëror RTK në Prishtinë.

“Ne mendojmë se evolucioni i FSK-së në forcat e armatosura të Kosovës është një hap pozitiv dhe se është e natyrshme që Kosova si një vend sovran dhe i pavarur të ketë aftësitë e veta mbrojtëse”, tha ai, duke shtuar se SHBA ka investuar para dhe trajnime në zhvillimin e forcave emergjente.

“Ky është një proces që do të zgjasë shumë vite”, shtoi ai.

Beogradi ka udhëhequr akuzat në ngritjen e shqetësimeve lidhur me planet e ushtrisë së Kosovës, të cilat i ka hedhur si kërcënim për 120,000 serbë që ende jetojnë në ish-provincën jugore.

Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ende e konsideron atë një territor renegat.

Duke folur për planet e ushtrisë së Prishtinës të mërkurën, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç tha: “Unë shpresoj që kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por në këtë moment është një nga opsionet në tryezë”.

Më shumë se 13,000 vetë, kryesisht shqiptarë etnikë, u vranë në luftën e 1998-1999 midis guerilasve etnikë shqiptarë në Kosovë dhe forcave serbe.

Konflikti përfundoi kur një bombardim i NATO-s detyroi trupat serbe të tërhiqeshin.

Veritas.com.al/