Ambasada Amerikane ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale të shpërndarë nga ambasada amerikanë, shkruhet se Departamenti i Shtetit lufton korrupsionin përmes diplomacisë vend me vend, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare, duke mbështetur zbatimin e tyre dhe duke përdorur kufizimet dhe sanksionet e vizave për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar.

Po ashtu thuhet se SHBA do të mbështesë gazetarët dhe aktorët joqeveritar që promovojnë transparencën dhe mbrojnë përgjegjësinë për individët e korruptuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky reagim i ambasadës së SHBA-së është i pari pas lajmërimit të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se ambasadores Yuri Kim i ka mbaruar mandati dhe duhet zëvendësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada flet për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në status shkruhet se Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar.