Një urë e madhe është shembur në Baltimore, Maryland të SHBA pasi u godit nga një anije mallrash. Pamjet tregojnë një pjesë të madhe të urës Francis Scott Key 1.6 milje të gjatë duke rënë në lumin Patapsco pas incidentit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se disa makina kanë rënë në ujë. “Në orën 1:35 të mëngjesit, policia e qytetit të Baltimores u njoftua për një shembje të pjesshme ure, me punëtorët ndoshta në ujë, në Urën Francis Scott Key”, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Baltimores.
Si pasojë e shkatërrimit të urës dhjetëra makina kanë përfunduar në lumë, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre.
Gjithashtu sipas informacioneve të deritanishme, rreth 20 persona kanë rënë në ujë.
Pjesë të mëdha të urës Francis Scott Key Bridge në Baltimore, Maryland në SHBA kanë përfunduar në ujë pasi u goditën nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singapor.
Para se të përfundonte në ujërat e lumit, pjesë të urës u përfshinë nga flakët.
Ende nuk dihet shkaku i incidentit.
Mjeti lundrues është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy kapitenet që ishin në bord, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.