(Sipas disa mediave lokale, ka të paktën tetë viktima dhe rreth dymbëdhjetë të plagosur. Eshte identifikuar agresori)

Nga: Giorgia Baroncini /

Disa të shtëna jane dëgjuar në një sinagogë në Pittsburgh, Pennsylvania, ndërsa ishte duke u zhvilluar një shërbim fetar.

“Këta hebrenj duhet të vdesin”, pastaj hap zjarr

Rreth orës 10:00 këtë mëngjes (16:00 në Evrope) u lëshua një alarm për “një njeri të armatosur në veprim” dhe policia menjëherë ndërhyri në vend. Kjo u njoftua nga BBC.

Sipas disa mediave lokale, ka të paktën tetë viktima dhe rreth 12 të plagosur. Gjithashtu jane goditur tre policë, të cilët nuk dihet nëse janë të vdekur ose të plagosur. Dëshmitarët që thërritën 911 kane raportuar se kane pare një burrë të hyjë në sinagogë dhe të hapte zjarr.

Burri pastaj ka qelluar edhe kunder agjentëve që kane rrethuar zonën rreth ndërtesës. Forcat e rendit kërkuan të nxjerrin jashte të gjithë besimtarët. Zëdhënësi i departamentit të policisë Jason Lando ka deklaruar se “është e domosdoshme që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi“.

Agresori

Agresori, pasi eshte mbyllur në ndërtesë, është dorëzuar dhe tani është në një gjendje paraburgimi. Ai kishte bërtitur: “Të gjithë këta hebrenj duhet të vdesin“.Burri eshte identifikuar nga burimet e forcave te rendit si Robert Bowers, 46 vjeç. Në faqen e tij në Facebook, Bowers kishte publikuar poste antisemite si “Hebrenjtë janë bijtë e Satanit”. Pak orë para fillimit të sulmit, ai kishte akuzuar organizata jo të përcaktuara hebraike për organizimin e karvanit të emigrantëve që vinin nga Meksika dhe paraprire “vrasjen e njerezve tanë”.

“Ndjek ngjarjet ne zhvillim e siper në Pittsburgh, PA.Forcat e rendit  janë në vend.Njerëzit në zonën e Squirrell Hill duhet të jenë të mbrojtur, ka me sa duket disa viktima,kujdes nga njeriu i armatosur … Zoti ju bekoftë të gjithëve! “. E ka shkruar në Twitter Presidenti, Donald Trump.

Veritas.com.al/