Shkruan: EUreporter/
SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen, madje duhen të mbyllen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si një “organizatë e dhunshme”.
Paralajmërimi jashtëzakonisht i fortë vjen vetëm një javë përpara zgjedhjeve të rëndësishme lokale të së dielës, të cilat do të bojkotohen nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj të opozitës.
Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, theksoi:
“Çdo akt dhune nga sot deri më 1 korrik, do të detyrojë Departamentin e Shtetit që t’ju klasifikojë si një organizatë e dhunshme”.
Mesazhi i tij i ashpër kishte për qëllim që të ndalë partinë opozitare të PD, e fajësuar më së shumti për shkaktimin e problemeve si brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht bojkotit – dhe një përpjekje nga Presidenti shqiptar Ilir Meta për t’i anuluar ato – zgjedhjet vendore do të zhvillohen këtë të diel. Përpjekja e Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet u përmbys nga Kolegji Zgjedhor.
Gjatë disa muajve, opozita ka organizuar protesta, disa prej të cilave kanë përfunduar me dhunë. Edhe kanali televiziv shqiptar Top Channel raportoi se opozita është paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se nëse dhuna vazhdon, PD do të klasifikohet nga SHBA si një “organizatë e dhunshme”.
Një diplomat i BE-së, tha lidhur me këtë: “Kjo është një deklaratë shumë serioze sepse ndodhet vetëm një (pozicion) poshtë, që të klasifikohet si një organizatë terroriste”.
Shqipëria është tronditur nga trazirat politike për disa muaj. Kthesa erdhi kohët e fundit, kur kryeministri i saj socialist Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Ambasadorin e SHBA Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari për Euroazinë, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sipas Top Channel të Shqipërisë, ambasadori Reeker këmbënguli që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, një qëndrim që është mbajtur vazhdimisht nga SHBA dhe të tjerë perëndimorë.
Reeker tha se SHBA po i ndjek zhvillimet në Shqipëri nga “shumë afër”.
Të enjten e kaluar, Daniel Koski, foli drejtpërdrejt me liderët e partive opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Një zyrtar amerikan në Shqipëri i tha sajtit “eureporter.com” se:
“Mesazhi që u ishte dhënë atyre ishte shumë i qartë: Çdo akt dhune nga sot deri më 1 korrik do të detyrojë Departamentin e Shtetit të SHBA që t’ju klasifikojë si një organizatë e dhunshme”.
Klasifikimi amerikan për organizatat e dhunshme renditet vetëm një shkallë më poshtë organizatave terroriste.
Një klasifikim i tillë sipas ligjit amerikan parashikon për drejtuesit dhe anëtarët e një organizate të dhunshme , sekuestro të pasurive të cilat mund të konfiskohen, si dhe llogaritë e tyre bankare të bllokohen. Përfshihet gjithashtu ndalimi i udhëtimeve për qëllime publike ose biznesi.
Opozita pati kërcënuar se do të parandalojë fizikisht votimin e së dielës. Javën e kaluar, mbështetës të opozitës dëmtuan kutitë e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për të parandaluar votimin në disa rrethe të mbajtura nga opozita.
Kryeministri Rama, pavarësisht nga trazirat dhe bojkotet, ka premtuar se nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet e së dielës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pretendoi se partitë nuk mund të tërhiqen nga votimi, duke pohuar kështu vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Vendimi i Kolegjit, i cili është organi më i lartë gjyqësor në Shqipëri për çështjet zgjedhore, konfirmoi vendimin e dekretit të Presidentit shqiptar për të anuluar pavlefshmërinë e 30 qershorit (zgjedhjeve)”, u tha Denar Biba, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gazetarëve këtë javë.
Partia Socialiste e Ramës, që ka filluar një proces të gjatë për të rrëzuar presidentin mbi dekretin e tij, e mirëpriti këtë vendim si një fitore nga ana e saj.
“Kolegji ka folur, të gjitha partitë duhet të respektojnë vendimin e saj”, u tha gazetarëve Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist.
Megjithatë, opozita, e cila po bojkoton zgjedhjet dhe vijon protestat javore kundër Ramës, thotë nëse është duke respektuar dekretin presidencial.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur vazhdimisht qeverinë të ligjshme duke i kanë kërkuar opozitës që të kthehej në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
“Objektivi i deklaruar i opozitës për të bërë më të fortë demokracinë e Shqipërisë është në kundërshtim me dhunën që aktualisht po kryejnë protestuesit”, thuhej në një deklaratë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Opozita po mban protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar zyrtarët qeveritarë për korrupsion dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet parlamentare dy vjet më parë.
Rama, megjithatë, tha se qëllimi kryesor i opozitës është të prishë përpjekjet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Javën e shkuar, BE shtyu fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe pavarësisht paralajmërimeve, një vonesë edhe më e madhe mund të dëmtojë përpjekjet e reformave dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. (Artikull i Eureporter.co)
VERITAS.COM.AL/