Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, të martën e 2 nëntorit u takua me drejtorin e CIA-s, William Burns, në Moskë.
Në tryezën e diskutimeve ishin marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi, sipas deklaratës së zyrës së Patrushev.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar prej kohësh.
Që nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve e deri tek aneksimi i Gadishullit të Krimesë në vitin 2014.
(Drejtori i CIA-s, William Burns)
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajtën një samit në Gjenevë gjatë muajit qershor.
Kjo ishte një përpjekje për t’i bërë marrëdhëniet midis kombeve më të qëndrueshme dhe të parashikueshme.
Palët asokohe ranë dakord që të nisin konsultimet për kontrollin e armëve dhe sigurisë kibernetike.
Qasja ruse
Patrushev, bashkëpunëtor i ngushtë për një kohë të gjatë i Putin-it, konsiderohet si një nga zyrtarët më me ndikim të Rusisë.
Duke folur në një panel në internet të martën, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të trazuara tani sesa ishin edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Ryabkov bëri thirrje për lëvizje të shpejta për të ulur tensionet.
(Nikolai Patrushev)
Ai përshëndeti veçanërisht konsultimet për kontrollin e armëve që pasuan samitin e Gjenevës.
Ryabkov u ankua për vendimin e Ambasadës së SHBA-ve për të ndaluar lëshimin e vizave jo-emigruese për rusët.
Zyrtari rus inkurajoi Washington-in zyrtar që të dërgojë staf shtesë konsullor për të rifilluar funksionimin normal./Albanianpost.com