![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/07/640-0-1720854499xpolicia-164-1.png)
Një sherr masiv ka ndodhur gjatë mesnatës midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve në Lungomare. Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. Policia e Shtetit u sekuestron Skuterat dhe Patinat, të rinjtë u kthehen me shkopinj gomash.
Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Sipas dëshmitarëve efektivët kanë nxjerrë dhe armët.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.
Nga pamjet shikohet efektivi i policisë teksa qëllon me shkop gome një nga të shoqëruarit që kundërshton.