Kryeministri Edi Rama dekaroi se do të realizohet shp[ejt projekti i tunelit të Llogarasë. Ai bëri  prezantimin e garës ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, dhe deklaroi se projekti do të materializohet shumë shpejt.

“Ne jemi sot gati të materializojmë projektin e gjithë rivierës joniane. ne kemi bërë shumë e do bëjmë për të tërhequr vizitorët e huaj.  Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet. Edhe Aeroporti i Sarandës do të ndërtohet, ndërsa kyçi mbetet Llogaraja. Është bërë punë mbresëlënëse nga ministrja për të bërë një projekt sa më të mirë. Rruga më e mirë ishte që të çohet deri në fund projekti nga qeveria e të financohet nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se qeveria e shkuar kishte lënë rrugët rrugëve, duke mos arritur dot të bëjë projekte të rëndësishme për jugun e vendit.

Qeveria më herët ka bërë projekte skandaloze, gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe iu jemi rikthyer projekteve. I gjetëm rrugët të lëna rrugëve.  Kishte projekte komike. Qeveria më herët nuk ndërhynte, sepse nuk donte të prishte objekte që i kishin “të vetat”. Tashmë Llogaraja është mozaik që po merr formë. Më pas vijmë tek rruga Orikum – Dukat e do vazhdohet me investimet në fshatrat e bregut. Po punohet për planin e zhvillimit në disa segmente. Bregdeti i Orikumit do të jetë me standarde deri poshtë në Borsh. Aktualisht po punohet në shëtitoren e Sarandës. Kemi nisur asfaltimin e Bypass-in e Vlorës. Edhe Byppasi i Fierit është përfunduar. Do bëjmë rrugë nga Miloti në Fier, ndërsa më tej do lidhet me Shëngjinin që shkon deri në Mal të Zi e na jep zhvillim turizmi”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama deklaroi se ndërtimi i tunelit të Llogarasë do të hapë vende të reja pune.

“Tuneli rrit në 11 mijë vendet e punës. Të gjitha këto vepra janë krejt ndryshe të ndërtuara nuk janë rrugë të lëna rrugëve. Janë ndërtuar mbi siguri të rëndësishme. Janë shumë gjëra për t’u bërë për Vlorën e Sarandën por edhe për Shqipërinë, por dua t’ju kujtoj se ndërsa sot flasim për projekte, përpara disa vitesh në Vlorë hyje fshehtazi.

Në këtë qytet kanë hyrë e kanë dalë figura me rëndësi e hyje në qytet fshehurazi, ku duhet të kapërceje fshehtas dhe kur shikoje drite thoshe ‘shyqyr që dola gjallë’. Sot Vlora dhe zona përreth janë bërë atraksion i madh. Sot fshatrat e jugut po transformohen dhe turizmi po merr hov në mënyrë të rëndësishme. Po ashtu, edhe vizitorët e huaj do e kenë më të lehtë të bëjnë pushime në jug të Shqipërisë. Kemi edhe projektin e Korridorit blu”, tha Rama.

Edi Rama ndër të tjera kujtoi se në Vlorë kanë kaluar figura të rëndësishme politike e kulturore, duke përmendur edhe faktin se gjyshi i tij fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”- tha ai.

VERITAS.COM.AL/