Nga: L. Skiro/
“Siç e tha edhe Fatmiri më parë, ne e kemi sigluar marrëveshjen kaq të rëndësishme dhe këtë e bëmë sot. Është pikërisht kjo marrëveshje që do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga Agjencia Evropiane e Kufirit e Rojës Bregdetare”.
Kjo u tha sot në një konferencë shtypi me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Avramopoulos, komisioner i BE për kufijtë.
“Në veçanti dëshiroj të falënderoj autoritetet shqiptare për atë punë kaq të shpejtë që kanë bërë në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojen Bregdetare.
Siç e tha edhe Fatmiri më parë, ne e kemi sigluar marrëveshjen kaq të rëndësishme dhe këtë e bëmë sot. Është pikërisht kjo marrëveshje që do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga Agjencia Evropiane e Kufirit e Rojës Bregdetare.
Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt në interes të përbashkët; pra, si të BE-së, ashtu edhe të Shqipërisë”, shtoi Avramopoulos.
Marrëveshja e Kufijve Bregdetar e BE nuk do të jetë e vetmja deri më sot. Ajo është ndërtuar në kufijtë jugor të Italisë, por në fakt ka sjellë më shumë trafikim njerëzish dhe korrupsion. Në përgjithësi janë okupuar nga organizatat jo- qeveritare të financuara nga George Soros.
Çfarë do të ndodhë me kufijtë tanë detar nën kujdesin ne BE plus qeveri shqiptare?!
Gjasat janë që edhe kufijtë tanë të pësojnë të njëjtin fat, ose edhe të shtohet më tek trafiku i krimit.
Veritas.com.al/