Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar dorëheqjen e tij për arsye shëndetësore.
Ai tha se nuk donte që sëmundja e tij të pengonte vendimmarrjen dhe i kërkoi falje popullit japonez se nuk mundi ta përfundonte mandatin e tij në detyrë.
65-vjeçari ka vuajtur për shumë vite nga kolit ulcerativ, një sëmundje inflamatore e zorrëve, por ai tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar kohët e fundit.
Vitin e kaluar, ai u bë kryeministri më jetëgjatë në detyrë në Japoni. Periudha e tij e tanishme në detyrë filloi në 2012.
Ai do të mbetet në postin e tij derisa të zgjidhet një pasardhës.
VERITAS.COM.AL