Nga: AP , Associated Press
Eksploruesit që po kërkojnë për “trenin e artë” legjendar të Nazizmit thonë se shirat kanë vonuar gërmimet në Poloninë Jugore.
Puna në gërmimin e shkëmbinjve, duke përdorur makineri të rënda, filluan javën e kaluar në qytetin e Walbrzych, në juglindje të Polonisë. Deri tani nuk ka gjurmë për ndonjë tren. Dy nga eksploruesit thanë se kanë lokalizuar një tren në një tunel të fshehtë aty pranë. Legjenda lokale thotë se se ky mund të jetë treni thesar i Nazizmit gjatë Luftës së Dytë
Zëdhënësi i ekipit të eksploratorëve, Andrzej Gaik, i tha agjencisë polake të lajmeve PAP, dje, e Hënë se punime të tjera më voluminoze janë planifikuar jo para ditës së Mërkure, me qëllim që të pritet sa terreni të thahet nga shirat e dendur që ranë.