Ajo njoftoi se brenda 30 ditëve do të zbardhet vendimi i arsyetuar.
Pas një orë pushimi palët kanë paraqitur argumentet përfundimtare në mbrojtjen e kauzës së tyre.
Përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, ka deklaruar se Kuvendi ka shkelur procedurën, duke e kthyer procesin tërësisht politik.
Sipas tij, ky organ organi legjislativ, e trajton këtë çështje si “goditje ndaj presidentit”,
Për të shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura.
“Provat e marra përmes një procesi të rregullt ligjor, janë të papërdorshme dhe te pavlefshme. Të gjitha provat që pretendon Kuvendi janë marrë në shkelje të Kushtetutës. Produkti është nul. Pavlefshmëri, antikushtetuetshmëri”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka deklaroi se Presidenti ka shkelur rëndë neutralitetin që duhet të mbajë si mbrojtës i unitetit.
“Nga Kuvendi, është vërtetuar që presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën”, deklaroi ajo.
Bushka theksoi se Kuvendi ka vepruar në bazë të Kushtetutës dhe në këtë rast është në detyrë të tij që të mbrojë Kushtetutën.
“Meta ka dalë nga roli i tij kushtetues si asnjanës dhe i paanshëm. Ka shkelur rolin e tij si president duke bërë thirrje që qytetarët të votojnë ndryshimin, duke luajtur rolin e partive”.