Nje automjet me targa angleze pasi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës në aksin Shkodër- Shirokë.
Si pasojë, pas përplasjes automjeti ka marr flakë.
Në automjet drejtuesi i tij ka qenë me dy gra të moshuara, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në Shirokë, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. B., 39 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit./