Ditën e sotme ka nisur rregullisht mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe ato të arsimit parauniversitar.
Kështu të gjithë nxënësit do të kenë mundësinë që të zhvillojnë orët mësimore nga 45 minuta, sikurse ishte edhe para se pandemia e covid-19 të prekte vendin tonë.
Sakaq Top Channel ka mundur të sigurojë një foto në oborrin e një shkolle në kryeqytet, ku nxënësit pas dy vitesh mësim në kushte tejet të vështira, kanë dalë në pushimin e gjatë.
Ata duken të lumtur për rikthimin e mësimit në kushte normale, por duke respektuar edhe masat e distancimit fizik.
Ishin prindërit e shkollave publike që përmes një peticioni të nënshkruar disa ditë më parë detyruan Ministrinë e Arsimit që të tërhiqet nga skenari që mësimi të bëhet me orë të shkurtuara dhe me turne.