Një person i armatosur vrau shkrimtarin Jordanez Nahed Hattar ditën e Dielë, teksa shkrimtari priste jashtë gjykatës, radhën për në gjyq kundër tij. Shkrimtari ishte kallëzuar në gjyq për “mospërfillje të fesë” pasi kishte shpërndarë disa karikatura në mediat sociale ku përqeshej Islami- thanë dëshmitarët dhe media.
Personi i armatosur që qëlloi mbi shkrimtarin u arrestua aty për aty,- njofton agjencia shtetërore Petra. Një burim nga forcat e sigurisë tha se se ai ishte një 39 vjeçar, predikues Mysliman në xhamitë e kryeqytetit.
Hattar, një kristian dhe aktivist anti- Islamist, u arrestau muajin e kaluar pasi shpërndau në mediat sociale një karikaturë të një burri tek pinte duhan në krevat me një grua dhe i kërkonte Zotit t’i sillte pak verë dhe t’i lante pjatat.
Organizata e fuqishme e militantëve Shi’ite e Hezbollah, në Liban, mbajtën zi për Hattar duke e quajtur si “një zë të guximshëm” kundër Takfiris, një term poshtërues i përdorur për të përshkruar linjën e ashpër fundamentalistët Sunni të Shtetit Islamik.
Hattar, i cili është zëri më i fuqishëm në mbështetje të Presidnetit Sirian Bashar al-Assad, ishte akuzuar për “përqeshje të fesë dhe mbjellje të tensioneve sektare”. Zyrtarët më të lartë të autoritetit fetar të vendit, fatwa, e kritkuan Hattar për çfarë ata thonë “fyerje ndaj hyjnisë së përbashkët, Islam, dhe simboleve fetare”.