Nga: MATTHEW BOYLE/
Liderët e organizatave konservatore po planifikojnë një sërë demonstratash masive pro presidentit Donald Trump në mbarë vendin,- lajm ekskluziv nga Breitbart News.
Në 27 shkurt dhe në 4 mars tubimet —të titulluara ‘Tubimet e Shpirtit të Amerikës’ — do të përhapen kudo në vend, nëpër qytete të ndryshme të Amerikës.
“Këto tubime janë gjithëpërfshirëse, jo-partiake dhe të hapura ndaj kujtdo që mbështet presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të risjellë në Amerikë punën prodhuese, për të siguruar dhe mbrojtur kombin tonë, gjë që shfaq korrektesë politike, për të zhvilluar infrastrukturën, për të ringjallur qytetet e vogla dhe për të mbrojtur kufijtë e vendit,” ka thënë Debbie Dooley, një bashkë-themeluese kombëtare e lëvizjes së Partisë së Çajit dhe një organizatore me post të lartë e tubimeve me sloganin Shpirti i Amerikës, në një konferencë për shtyp, që u regjistrua nga Breitbart News përpara se sa ngjarja të bëhej publike.
Që pas zgjedhjes së Trumpit si president, dhe që në inaugurimin e tij në 20 janar, shumë të majtë përparimtarë janë hedhur në protesta të ashpra dhe ndonjëherë të dhunshme kundër tij. Këto tubime, thonë organizatorët, supozohet të mos jenë asgjë veçse një shfaqje e qetë që vjen nga ‘maxhoranca e heshtur’ që i solli fitoren Trumpit kundër presidentes së dështuar Demokrate, Hillary Rodham Clinton.
/Veritas.com.al/