Rama përsëriti “mbështetjen e Shqipërisë për GJPN-në dhe Prokurorinë në punën e tyre vendimtare për të garantuar universalitetin e Statutit të Romës në sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve mizore”.
Hofmański falënderoi përfaqësuesin shqiptar për nderimin e gjykatës me vizitën e tij.
“Vlerësohet shumë bashkëpunimi dhe mbështetja e Republikës së Shqipërisë me Gjykatën si një Shtet Palë shumëvjeçare e Statutit të Romës”, theksoi zyrtari ndërkombëtar.
Sipas Ramës, Shqipëria si anëtar i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënie sa herë që shkelet ligji ndërkombëtar.
Vizita e kryeministrit Rama në GJPN, nxjerr në pah mbështetjen e Shqipërisë ndaj Gjykatës.
Kjo, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër mosndëshkimit të autorëve të krimeve më të rënda.
Këto të fundit, prekin komunitetin ndërkombëtar në tërësi.
Shqipëria nënshkroi Statutin e Romës më 18 korrik dhe depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Statutit të Romës më 31 janar të vitit 2003.