Analiza nxjerr përfundimin se Ballkani përfaqëson një trampolinë dhe një urë për vendosjen e pranisë së rëndësishme ekonomike kineze në Evropë.
Ndikimi më i fortë i Kinës është i dukshëm në Serbi, ndërsa Mali i Zi është një nga tetë vendet më të rrezikuara me prani kineze.
Kina ka nisur fuqishëm të investojë në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka arritur të mbajë ndikim të rëndësishëm.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktësisht në Republikën Srpska, është i pranishëm një numër i madh i investimeve kineze në infrastrukturë.
Sipas të dhënave që kanë dalë nga studimi, më shumë se gjysma e investimeve të kompanive kineze në Evropë, janë të vendosura pikërisht në Ballkanin Perëndimor.
Sipas DFC-së, Shqipëria është një nga vendet e pakta në rajon me rënie të investimeve kineze në pesë vjetët e fundit.
Por, pavarësisht se Shqipëria i ka sytë qartësisht nga Perëndimi, Kina nuk u spraps.
Në fund të tetorit të vitit 2021, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, vizitoi Shqipërinë.
Pekini zyrtar në fakt, e ka mirëpritur rritjen e tregtisë me Tiranën – Kina është vendi i tretë për sa i përket importeve të Shqipërisë, pas Italisë dhe Turqisë.
Gjiri Adriatik i Shqipërisë, është po ashtu një objekt interesi për iniciativën e një rruge kineze drejt Mesdheut.
Historia gjithashtu, bën të vetën. Një epokë e ndjeshme e komunizmit, i lidhi dy vendet së tepërmi me njëra-tjetrën.
Pavarësisht se lidhjet u prishën asokohe, kujtesa historike mbeti dhe ajo vijoi më pas me daljen shqiptare drejt demokracisë.
Ballkani Perëndimor
DFC-ja vlerëson se niveli i kredisë së ofruar nga Kina mund të arrijë në 18 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në Mal të Zi, 12 për qind në Serbi, 10 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtatë për qind të BPV-së në Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë, analiza e DFC-së saktëson se veprimi kinez në rajonin e Ballkanit Perëndimor u vështirësua pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo, sepse ajo luftë bashkoi vendet e BE-së dhe forcoi partneritetin e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, kjo situatë dhe bashkëpunimi me NATO-n do t’ia vështirësojë Kinës arritjen e synimeve afatgjata në Evropë.
Analisti kryesor i Qendrës digjitale ligjore, Milan Jovanoviç mendon se bashkëpunimi i Kinës me Serbinë realizohet përmes investimeve, kredive, kulturës dhe arsimit, si dhe sektorit të sigurisë.
Falë mbështetjes së drejtpërdrejtë nga politikanët dhe mediat, Kina është prezantuar si partneri më i rëndësishëm strategjik i Serbisë.
Në dekadën e fundit, në Serbi janë identifikuar të paktën 61 projekte, në faza të ndryshme të përfundimit nga autorë kinezë ose në bashkëpunim me ta, vlera e të cilave është të paktën 18.7 miliardë euro.
DFC-ja thekson se Mali i Zi, si vend kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të institucioneve të dobëta dhe të politizuara, për Kinën paraqiste mundësinë për t’u pozicionuar në një vend strategjik të rëndësishëm me port dhe qasje në tregun e BE-së.
“Si një anëtar i ri i NATO-s, me një kapacitet relativisht të dobët institucional, Mali i Zi është një objektiv ideal strategjik për zgjerimin e ndikimit kinez në Evropë”, thuhet në raportin e DFC-së.
Së bashku me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovina është vendi i dytë, në të cilin Kina ka pasur ndikimin më të rëndësishëm ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor.
DFC-ja ka identifikuar 29 projekte kineze, me vlerë mbi pesë miliardë euro, nga të cilat një numër i madh investim/ AP/